• |
ide | kryesore

Llullaku braktis Rumaninë për 500 mijë euro në vit

Arkiva, Sport
llulla_1482498399-8295912.jpg


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, është larguar nga Gaz Metan për të kaluar në Kazakistan te skuadra e Astanas. Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Astanas, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare.

Llullaku do të përfitojë nga 500 mijë euro në vit, apo 20 herë më shumë se sa në Rumani dhe te kjo skuadër do të ketë mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve ose Europa League. Për lojtarin ka pasur interesim të madh nga skuadrat ruse, turke, gjermane dhe italiane.