• |
ide | kryesore

Milani fiton me penallti superkupen e Italisë (video)

Arkiva, Sport
bone_1482520682-7091967.jpg


Milani ka fituar Superkupën e Italisë pasi e mposhti në finale Juventusin pas ekzekutimit të penalltive

120 minuta lojë mes Juventus e Milan përfunduan me rezultatin 1:1 dhe fituesi i Superkupës së Italisë u desh të mësohej pas ekzekutimit të penalltive, ku më e suksesshme u tregua Milani, transmeton Gazeta Express.

Milan fitoi 4:3 pas ekzekutimit të penalltive, duke fituar kështu Superkupën e Italisë, e shtata në histori të këtij klubi.

Heroi i kuqezinjve padyshim është portieri Gianluigi Donnarumma, i cili prit penalltinë e Paulo Dybala.

Montella është duke krijuar një grup fantastik, pasi pas vetëm shtatë muajve në krye të Milan, arriti të fitojë një trofe dhe pritet edhe më shumë nga kjo skuadër në vitin 2017.