• |
ide | kryesore

Nano: Rama ka dështuar me ekonominë, por më befason reagimi ndaj këtij dështimi

I pakategorizuar
nano-rama.jpg



Gazetari dhe analisti Mustafa Nano i jep një pesë kaluese qeverisë së kryeministrit Rama vetëm për Reformën në Drejtësi, më shumë siç shpjegon ai sepse mbajti që në fillim qëndrimin pro saj, sepse reforma siç shpjegon ai nuk është produkt i kësaj qeverie. Ekonomia është pika më e dobët e qeverisë thote Nano.

“Dështimi (i qeverisë) është ekonomia e dobët, dhe korrupsioni i madh. E përveçse që ka dështuar, të befason edhe me reagimin ndaj dështimeve. Ekonominë që e ka të rrëzuar për tokë kërkon ta kompensojë me biznesin e drogës që po mbjellin shqiptarët, duke u dhënë këtyre të fundit për aleat në këtë biznes “dobësinë e qeverisë” për ta ndalur këtë gjë”, i tha ai MAPO-­s. Mustafa Nano sidoqoftë nuk e shef këtu bilancin pozitiv të qeverisë, sipas tij nëse ka një të tillë ai është në politikën e jashtme.

“Diplomacia, politika e jashtme, ku qeveria, saktësisht kryeministri Rama, ka qenë aktiv, dhe eficient. Një nga pak meritat që i njoh kryeministrit është figura e mirë e tij jashtë Shqipërisë, dhe mbrojtja këmbëngulëse që i ka bërë ai interesit kombëtar”, tha Nano per Mapo. Ai sidoqoftë shtoi se edhe këtu kishte raste superxhiroje duke theksuar kryesisht fjalët e Ramës për Donald Trump.