• |
ide | kryesore

Analiza/ Djalli fshihet tek Erion Veliaj

I pakategorizuar
Erion-Veliaj-per-zhvillimet-ne-Tirane-1.jpg


Plani i Tiranës/ Si po manipulon kryebashkiaku me dëgjesat publike dhe miratimin në ditët festive

 

Një thënie e vjetër thotë se dialli fshihet tek detajet. Por me sa duket disa detaje të vogla ka zgjedhur edhe Erion Veliaj për të paraqitur punën e tij më të madhe: prezantimin e Planit Urbanistik të Tiranës. Sot në një intervistë për Neës 24, Fatos Lubonja ka denoncuar datën kur është parashikusr të miratohet ky project në këshillin bashkiak. “Nuk është zgjedhur kot data 29 dhjetor, dy ditë përpara vitit të ri, kur njerzit e kanë mendjen tek gjeli i detit. Kjo më ngjan me mënyrës si u prish stadium, ne mes të verës, kur Tirana ishte e braktisur” ka thënë ai. Të shumta janë dyshimet se miratimi i planit ku parashikohen disa kulla të larta për klientët e Edi Ramës është lënë enkas për në fund të dhjetorit kur mediat dhe publiku janë të pavëmendëshëm. Ku debate public mund të shuhet sepse pothuajse për një javë gazetat nuk dalin dhe televizionet janë të fokusuar tek programet e spektaklit.

Këto dyshime bëhen edhe më të mëdha pot ë shohësh atë që ndodhi të shtunën e shkuar edhe këtë të hënë. Një ditë para dhe një ditë pas festës së krishlindjeve u shpall se do të bëhej dëgjesa publike për planin. Këshilltari Bashkiak dhe urbanisti i njohur Besnik Aliaj e denoncoi shkeljen e hapur të ligjit. Në një shënim në facebook e quajti ftesën e bashkisë “më ka çu nana me la gojën”.

Aliaj ka shpjeguar edhe se ç’thotë ligji për këtë procedurë: “C'thote ligji per kete lloj takimesh konsultative publike? Bashkia ka detyrim te organizoje minimalisht 2 takime te tilla te medha ne rang qyteti (kjo nuk perjashton takimet me te vogla, tematike e te fokusuara), dhe te shpalle daten dhe materialet e plota qe do te prezantohen, te pakten 1 muaj para takimit publik, si dhe te lere kohe pas takimit publik edhe minimalisht 2 jave te tjera te plota per komente zyrtare me shkrim ose diskutime ne media tradicionale, forume publike dhe rrjete online. Ne fund behet publik edhe procesverbali i ketij debati e procesi. Konsulentet pastaj duhet te marrin kohe te bejne rregullime e saktesime/korrigjime sipas komenteve konstruktive te bera. Pas kesaj procedura nis nga e para per takimin e dyte …

Por me kete akt-njoftim duket se bashkia dhe kryesia e keshillit bashkiak po nxitojne ne thyerje te ligjit, qe ta "konsumojne" ne menyre te jashteligjshme procesin e 2 takimeve publike qe e kane detyrim ligjor.

Takimi i dëgjesës publike i thirrur nga Bashkia është zhvilluar sot. Sipas portalit “Exit.al” që ka qenë present e gjithë proceduar ka qenë në shkelje të ligjit: “Njoftimi u bë në shkelje të çdo ligji dhe procedure: u njoftua ditën e shtunë, ditë pushimi, për t’u mbledhur më pak se 48 orë më pas, kohë e gjitha pushim zyrtar.

Media fillimisht nuk është lënë të marrë pjesë, duke u përpjekur për të përzgjedhur vetëm mediat miqësore. Vetëm pas një debati të gjatë dhe këmbënguljes të përfaqësuesve të grupimeve qytetare është pranuar që si përfaqësuesit e këtyre grupeve edhe mediat të lejohen në sallë si dëgjues” shkruan exit.al.

Dhe fundi i kësaj historie është se plani do të synohet të votohet në 29 dhjetor, pa përfilluar asnjë afat koheor për të reflektuar sipas ligjit sygjerimet e dëgjesave publike.

Po pse bëhet kjo?

Natyrisht për të anashkaluar nga sytë e publikut planin rregullues të Tiranës. Atë plan për të cilin Erion Veliaj kërkoi votat duke u premtuar votuesve të tij “zero ndërtime në Tiranë”. Tani ai ka planifikuar në plan ndërtime të larta për klientët e Ramës. Dhe kjo është arsyeja që ai do ti shmanget ballafaqimit me publikun duke zgjedhur prezantimin për ditë pushimi krishtlindjesh dhe miratimin në vigjilje të vitit të ri. (Lapsi.al)