• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mos e lini pa e parë këtë gol me thembër të Mkhitaryan

Arkiva, Sport


Manchester United triumfoi kundër Sunderlandit me rezultatin 3-1. Skuadra e Jose Mourinho kaloi në epërsi 6 minuta para se të përfundonte pjesa e parë. Daley Blind shënoi gol në minutën e 39-të pas një pasimi të Zlatan Ibrahimovic. Ishte sërish suedezi në pjesën e dytë që pasi mori një pasim të saktë prej Paul Pogba në minutën e 92-të e shndërroi në gol. Por “qershia mbi tortë” ishte goli i Henrikh Mkhitaryan. Ai realizoi me thembër pas një asisti nga Ibra. Ky lloj goli njihet edhe si goli "skorpion". Golin për Sunderland e shënoi në kohën shtesë Fabio Borini.