• |
ide | kryesore

2016-ta, ‘viti i gazit’ për Kosovën

I pakategorizuar
e3caffd2-87c7-4723-ad12-2ad6d8d9993b-cx0-cy10-cw0-w987-r1-s-r1_1483164433-9533749.jpg


Viti 2016 në Kosovë u përshkrua nga protestat dhe skenat e dhunës si rrjedhojë e një krize politike që nisi në gusht të vitit 2015 me marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Përveç hyrjes në fuqi të marrëveshjes të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, Kosova e mbylli edhe këtë vit, duke mbetur e fundit në proceset integruese, shkruan Express.
Ndarje të thella politike dhe më të thella që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Gazi lotsjellës në Kuvend dhe jashtë tij, ishin bërë pjesë e krizës politike që zuri fillin e kundërshtimit të dy marrëveshjeve, Asosiacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.
Protesta e 9 janarit shkaktoi përleshje të dhunshme në mes të policisë dhe protestuesve. Protesta ishte e organizuar nga partitë opozitare me kërkesën për rrëzimin e qeverisë. Gazi lotsjellës pengoi edhe sezonin e ri të seancave në Kuvend. Mirëpo, gazin e lëshuan edhe kur Hashim Thaçi u zgjodh president, kështu duke mos munguar as në ceremoninë e përurimit të presidentit.
Gjatë muajit shkurt dhe mars, ndodhën disa djegie të makinave të zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së, por edhe sulmi në ndërtesën e Kuvendit. Mosmarrëveshjet me opozitën nuk u zbutën as pak vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të cilët thanë se demarkacioni nuk e cenon territorin e Kosovës. Ndërsa, opozita ngul këmbë se Kosova humb 8 mijë hektarë tokë