• |
ide | kryesore

Ndeshja ndërpritet nga mjegulla, por portieri nuk e kuptoi dhe qëndroi 20 minuta në portë

Arkiva, Sport
481f7fd085729f5d975e382c165ec16d-1483119909.jpg


Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Siç është traditë në futbollin anglez, për Krishtlindje, skuadrat dalin në fushë dhe për futbollistët nuk ka festa. Por, 25 shjetori 1937 do të mbahet mend gjatë për atë çfarë ndodhi në ndeshjen Chelsea-Charlton.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por, çuditërisht, portieri i Charlton, Sam Bartram qëndroi në fushë deri në minutën e fundit.

Plot 20 minuta në fushë duke mos e ditur që të gjithë ishin larguar dhe ishin futur në dhomat e zhveshjes për shkak se kushtet atmosferike e bën të pamundur zhvillimin normal të sfidës.

“Në atë kohë ishim në krye të klasifikimit dhe në ato momente isha i bindur se shokët e mi të skuadrës e kishin vënë para ekipin e Chelsea. Kjo, sepse minutat kalonin dhe asnjë prej kundërshtarëve nuk i afrohej portës sime. Gjatë gjithë kohës bëja hapa para dhe pas brenda zonës sime, por nuk shihja asgjë përtej mjegullës” – shkruan Neësportal.

“Natyrisht që e kuptoja se askush nuk kishte shënuar, sepse do kisha vënë re dikë që do të afrohej në mesfushë. Më pas erdhi një polic dhe më qartësoi idetë”, – do të shkruante disa vite më vonë në autobiografinë e tij, portieri i Charlton, Sam Bartram.