• |
ide | kryesore

Besart Berisha vendos rekord historik në Australi (Video)

Arkiva, Sport
15823339_10150741658339944_699098343183438248_n-780x439.jpg


Lojtarët shqiptarë të cilët luajnë nëpër botë janë krenaria e gjithë shqiptarëve anë e këndë botës.

I tillë është edhe Besart Berisha i cili po vazhdon shkëlqimin në Australi me Melbourne Victory.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e parë në takim nga pika e bardhë, e gjitha kjo në fitoren 4-2 ndaj Newcastle Jets.

Berisha tashmë është golashënuesi më i mirë në A-League (liga elitare e Australisë) me dhjetë gola.

Por, nuk mbaron këtu, me këtë gol ai ka vendosur rekord historik pasi është bërë lojtari me më së shumti goli në histori të kësaj lige, gjithsej 91.

Në të kaluarën në Australi kishte luajtur edhe për Brisbane Road, ku në tre sezone kishte shënuar 48 gola.