• |
ide | kryesore

Skënderbeu pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri, ish-drejtuesi e Tiranës

Arkiva, Sport
Daja-470x264.jpg


Skënderbeu ka vendosur të ndryshojë trajner për gjysmën e mbetur të këtij sezoni futbollistik. Presidenti Ardjan Takaj e ka ndarë mendjen për të mos vazhduar t’i besojë drejtimin e skuadrës italianit Andrea Agostineli dhe ka zgjedhur tashmë timonierin e ri të ekipit.

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit korçar bëjnë me dije se ish-trajneri i Tiranës, Ilir Daja, do të jetë trajneri i ri i korçarëve. Bashkë me të në stafin e kampionëve në fuqi të Shqipërisë do të jetë edhe Ard Mema si zëvendës trajner.

Në orët e ardhshme pritet që klubi i Skënderbeut të zyrtarizojë shkarkimin e Agostinelit ose zhvendosjen e tij në një pozicion tjetër në klub dhe më pas do të bëhet prezantimi zyrtar i trajnerit të ri, i cili në karrierën e tij numëron 2 tituj kampion, me Elbasanin në 2006-n dhe Dinamon në 2008-n.