• |
ide | kryesore

VIDEO/ Milan kualifikohet në Kupë, përpara gjen Juventusin

Arkiva, Sport
225918015-94e61ac1-8637-435d-aff3-4b4cac28c603.jpg


Milani i Vincenzo Montella vazhdon me formën e mirë. Kuqezinjtë kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e mposhtën 2-1 Torinon në “San Siro”. Milan e nisi keq ndeshjen duke pësuar gol në minutën e 27-të kur Andrea Belotti kaloi miqtë në epërsi.  Milani e nisi fort pjesën e dytë duke përmbysur rezultatin brenda 3 minutave. Fillimisht ishte Juraj Kucka ai që shënoi në minutën e 60-të dhe 3 minuta më pas shënoi Giacomo Bonaventura. Milani takon në çerekfinale të Kupës së Italisë sërish Juventusin.