• |
ide | kryesore

Pogba “i prish” intervistën te Henry, por shikoni çfarë i thotë Ibrahimovic (Video)

Arkiva, Sport
Ibrahimovic.jpg


Pol Pogba ndërhyri në një intervistë që Zlatan Ibrahimovic po jepte për Thierry Henry në Sky Sport. Ai u shfaq në studio, por Ibrahimovic e mori menjëherë situatën në dorë dhe e vuri në lojë shokun e tij të skuadrës.

“Eja, eja ulu mes dy lojëtarëve të mëdhënj”, i tha ai francezit duke e ftuar të ulej mes tij dhe Henry.

Kjo batutë e tij shkaktoi të qershura të forta në studio.

“Eja shijoje momentin. Por vetëm dëgjo, mos fol”, vazhdoi më tej sulmuesi i Manchester United, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Ai e mbylli shakanë e tij me Pogba duke i thënë “na ule shikueshmërinë, ndaj mund të largohesh nga studio”. /Lapsi.al