• |
ide | kryesore

Talenti i Skënderbeut transferohet në Francë

Arkiva, Sport
15138444_1180995745271478_5971823388886757514_o-490x327.jpg


Agim Zeka është futbollisti i radhës që lë Skënderbeun për t’u transferuar jashtë. Talenti nga Prishtina do ta vazhdojë karrierën te Lila, një ndër skuadrat historike të futbollit francez. Lajmin e kanë konfirmuar për “Panorama Sport” burime zyrtare nga klubi korçar. Për 19-vjeçarin që luan si sulmues krahu gjatë verës së shkuar u fol në media për një interesim të Monakos. Pasi transferimi nuk u krye në verë u mendua se do të realizohej në merkaton e janarit, por duket se Lila është treguar më e shpejtë duke e rrëmbyer futbollistin e Kombëtares shqiptare U-19.