• |
ide | kryesore

VIDEO/ Partizani fiton miqësoren me Gabala

Arkiva, Sport
Kabala-Partizani-490x276.jpg


Partizani fiton dhe bind në miqësoren e dytë përgatitore në Antalja të Turqisë. Pas disfatës 3-1 ndaj Fenerbahçes tri ditë më parë, të kuqtë sot mposhtën 2-1 azerët e Gabalas. Pas një rasti të pastër të shpërdoruar nga Ekuban në të 15-n, azerët gjetën epërsinë me një goditje dënimi të Gveveskirit dy minuta para pushimit. Mirëpo gëzimi i Kabalës zgjati fare pak, pasi në aksionin pasardhës Ekuban riktheu baraspeshën pas një asisiti të bukur të Jurgen Bardhit. Në pjesën e dytë, me kalimin e minutave trajneri Sulejman Starova e ndërroi të gjithë ekipin, me përjashtim të Ylber Ramadanit. Pas disa mundësive të çuara dëm, Partizani gjeti golin e fitores pesë minuta para fundit të kohës së rregullt me një autogol të mbrojtësit Jamalov./panorama-sport/