• |
ide | kryesore

Moska anashkalon Obamën, fton Donald Trump në bidsedimet e paqes për Sirinë 

Arkiva, Planet
donald-trump-vs-barack-obama-1000x600.jpg


Sipas “Washington Post” Moska ka ftuar ekipin e Presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump për bisedime paqeje mbi Sirinë më 23 Janar në Kazakistan. Në këtë mënyrë është “shmangur” administrata e Presidentit në ikjë Barak Obama.

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi nga ana e tij se SHBA-ja nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare për bisedimet në Astana, të organizuara nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, por këshillon administratën Trump që të shkojë nëse është e mundur.

Sipas “Washington Post”, ambasadori rus në Uashington Serguei Kislyak, kishte ftuar SHBA-në në këtë mbledhje në Astana, gjatë një bisede telefonike më 28 Dhjetor me këshilltarin e ardhshëm për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.

Administrata Trump merr detyrën më 20 Janar, pas betimit të Presidentit të zgjedhur.