• |
ide | kryesore

Çmenduria/ 8 super të pasur kanë më shumë se gjysma e të varfërve të globit

Arkiva, Planet
sss.jpg


Shpallen shifrat nga OJF britanike Oxfam / Pabarzaia arrin në nivele ekstreme

Pabarazia po çmend botën. Hendeku mes super të pasurve nuk po thellohet vetëm në Shqipëri, po ai po bëhet gjithnjë e më shumë trendi I kapitalizmit botëror. OJF britanike Oxfam e cila publikoi sot një raport në prag të hapjes së Forumit të Davosit (Ëorld Economic Forum) ku mblidhen përfaqësuesit e kapitalit dhe bankave theksoi se është arritur një record I ri: 8 njerzit më të pasur të botës, kanë më shumë pasuri sesa gjysma e të varfërve në të gjithë botën. Organizata britanike Oxfam që ndjek prej vitesh kurbën e pabarazive në vitin 2015 vuri alarmin se 1% e njerzve të globit kishte pasuri sa e gjitha pjesa tjerët (99%).

Për të parë se në sa mënyrë të tmerrshme janë shtuar pabarazitë në botë mjafton ti hedhësh një sy tabelës së mëposhtme ku duket se duke filluar që nga viti 2010 (Tabela poshte),  pasurinë që zotërojnë sot vetëm tetë vetë e kishin 388 persona. Ata u reduktuan në 177 në vitin 2011 për të arritur në 2015 kur vetëm 62 super të pasur të planetit, kishin më shumë pasuri sesa gjysma e varfër e botës.

Numri i super te pasurve te planetit qe gjate viteve kane po aq pasuri sa gjysma me e varfer

Mes njerezve më të pasur të botës renditen Bill Gates, ish bosi i Microsoft (75 miliard dollar), pastaj vjen Amancio Ortega (67 miliard dollar), themeluesi i markës së veshjeve Zara, dhe më pas amerikani Warren Buffett (60,8 milliard) në krye të grupit të investimeve Berkshire Hathaëay që është aksioner në shumë kompani të mëdha përpos Coca-Cola-s (lapsi.al)