• |
ide | kryesore

Hysaj poston nje foto me dëborë, nis tallja nga shokët

Arkiva, Sport
Hysaj-Gabiadini-Instagram.png


Elseid Hysaj sot ka postuar në “Instagram” një foto duke pozuar në këmbë mbi një makinë fuoristradë në mes të borës.

Menjëherë kanë vërshuar komentet për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, njëri prej të cilëve tërhoqi më tepër vëmendjen.

Bëhet fjalë për sulmuesin Manolo Gabiadini, i cili është shok skuadre me Hysajn te Napoli. “Sa i mbaruar je!”, shkruan me shaka bomberi italian.

Batuta ka shkaktuar të qeshura mes tifozëve, të cilët kanë vijuar me komente rreth dy futbollistëve të skuadrës napolitane.