• |
ide | kryesore

Meta: BIRN? Nuk merrem me media të Soros

I pakategorizuar
16113947_1283695128382202_8127676173479005808_n.jpg



Në studion e Eni Vasilit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe i LSI-së u pyet për një artikull të rrjetit investigativ BIRN që shkruante se LSI-ja ka paguar për praninë e Ilir Metës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Kjo sipas BIRN-it është bërë nëpërmjet një kompanie lobimi.

“Nuk dëshiroj të merrem me mediat e Sorosit ose pranë Sorosit. Për këtë nuk jam duke investiguar, por Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet gjithnjë një forcë mjaft transparente, e cila respekton ligjet shqiptare, në radhë të parë, ato amerikane dhe evropiane. Padyshim kushdo është i lejuar që të thellojë më tej investigimet në këtë drejtim” – tha Meta./lapsi.al/