• |
ide | kryesore

Fjalimi i parë si President: Bota nuk e ka parë kurrë më parë një lëvizje si kjo

I pakategorizuar
dfhfg.JPG



Dondal Trump në fjalimin e tij të parë si Presidenti i 45-të i SHBA-së theksoi edhe njëherë zotimet e tij të fushatës elektorale, teksa tha se sot populli mori sërish drejtimin e vendit.

Ai tha se çdo vendim këtej e tutje do të merret në të mirë të amerikanëve.

“Elita mbron veten, por jo qytetarët e vendit. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitore të tuat”, u shpreh Trump. “Të gjitha ndryshimet nisi tani dhe këtu. Sepse ky moment u përket juve. Kjo është dita juaj. Kjo është festa juaj. SHBA është vendi juaj. Ajo që ka vërtetë rendësi është nuk është se kush parti drejton qeverinë, por tani qeveria drejtohet nga populli. Kjo ditë do të mbahet mend si dita kur populli mori sërish drejtimin e vendit. Kjo do të jetë një lëvizje që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Një vizion i ri do të drejtojë vendin. Një vizion ku Amerika do të jetë e para. Çdo vendim, për taksat, për emigrantët, do të merret për të mirën e amerikanëve. Do të mbrojmë kufijtë. Do të luftoj për ju në çdo frymëmarrje dhe nuk do t’u tradhtoj kurrë. Nuk do të pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe nuk bëjnë asnjë punë”, u shpreh ndër të tjera Donald Trump.

/LAPSI.AL/