• |
ide | kryesore

SHBA-Koresë së Jugut: Arrestoni vëllain e Ban Ki-moon 

Arkiva, Planet
bankimoon.jpg



Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Koresë së Jugut që të arrestojë vëllain e ish-Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, me sqarimin se Ban Ki-sang dhe djali i tij akuzohen se kanë tëntuar ti japin ryshfet të një zyrtari.

Kanë nisur negociata joformale me Ministrinë e Drejtësisë të Koresë së Jugut.

Dyshohet se vëllai dhe nipi i Ban Ki-moon kanë tentuar ti japin një ryshfet prej 500 mijë dollarësh një zyrtari të paidentifikuar nga Lindja e Mesme. Ryshfeti kishte për synim shitjen e një godine që ka qenë në pronësi të kompanisë në fjalë.

Më 11 Janar është ngritur procedurë gjyqësore ndaj dy të akuzuarve.