• |
ide | kryesore

Çmendet Madonna: Kam menduar ta hedh në erë Shtëpinë e Bardhë

I pakategorizuar
Madona.png



Madonna është një ndër kundërshtaret më të mëdha të Donald Trump. Ajo u angazhua drejtpërdrejtë në fushatë për Hillary Clinton dhe bëri premtimin e famshëm për t’i bërë seks oral çdokujt që do të votonte për Clinton. Dje ajo bëri sërish një deklaratë skandaloze. Duke folur para protestuesve në Uashington, ajo tha se kishte menduar ta hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjes së Trupm. “Po, jam e zemëruar. Po, kam menduar gjatë që ta hedh në erë Shtëpinë e Bardhë… por zgjodha dashurinë”, tha ajo. Madonna lëshoi edhe fyerje të rënda ndaj presidentit Trump, transmeton Lapsi.al.

“Dhe kritikëve që insistojnë se ky marshim nuk duhet të kishte ndodhur, u them: Fuck You, Fuck You”, shpërtheu ylli i muzikës pop. Por fyerjet nuk përfunduan këtu.

Ajo këndoi këndën Express Yourself,” me këto vargje: “Donald Trump, thithe sepse unë s’jam k*rva jote.

 Fjalimi i saj u transmetua drejtpërdrejtë në disa kanale televizive. CNN kërkoi ndjesë për transmetimin. /Lapsi.al