• |
ide | kryesore

Turqia thirrje administratës së Trumpit për të ekstraduar Gülenin 

Arkiva, Planet
gulen.jpg


Zv.Kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus, deklaroi se SHBA-të do të marrin sërish kërkesën për ekstradimin të Fethullah Gülen, ose kreun e organizatës terroriste FETO, sikurse do të citonte Kurtulmus.

Kurtulmus deklaroi sot në Ankara se shpreson që administrata e Presidentit amerikan Donald Trump nuk do t’i përsërisë gabimet e pushtetit të kaluar të Uashingtonit në lidhje me marrëdhëniet/raportet SHBA-Turqi.

Zv.Kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Turqisë në mesazhin për Trump thekson rëndësinë e krijimit të një kursi të politikës amerikanë në kuadër të politikave globale, të ketë prespektivë për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe të jetë iniciator i hapave të cilat do mundësojnë paqe në botë.