• |
ide | kryesore

Trump vazhdon të mbajë premtimet e fushatës, firmos ndërtimin e dy naftësjellësve që Obama ndaloi 

Arkiva, Planet
Untitled.jpg


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv, në bazë të të cilit do të vazhdohet me ndërtimin e naftësjellësve kontrovers “Dakota Access” dhe “Keystone XL”.

Urdhri i Trumpit ka përmbysur vendimet e ish-presidentit Barack Obama i cili ndaloi ndërtimin e të dy projekteve.

Në Nëntor të vitit 2015, Obama ndaloi ndërtimin e naftësjellësit “Keystone XL”. Një vit më vonë, inxhinierët e  Korpusit të Ushtrisë Amerikane, nuk dhanë leje për ndërtimin e naftësjellësit “Dakota Access” në vlerë 3.8 miliardë dollarë, pas disa muajsh protesta në Dakotan Veriore.

Ky urdhër do të jetë një goditje e fortë ndaj aktivistëve, të njohur si “mbrojtës të ujit”, të cilët për muaj të tërë kanë mbajtur protesta duke e bllokuar ndërtimin e naftësjellësit.