• |
ide | kryesore

A e bojkotoi Rama kuvendin pas shqetësimit nga Klemend Balili?

I pakategorizuar
Edi-Rama-dhe-Ilir-Meta-480x287-800x445.jpg


Seanca e djeshme parlamentare u mbyll pas orës 18:00 të pasdites. Gjithsej mund të ketë zgjatur 6 orë, por në asnjë moment Edi Rama nuk u duk në kuvend. Kryeministri ndërkohë nuk pati asnjë aktivitet të njoftuar publik dhe ishte në Tiranë, sepse herët në mëngjes u shfaq në zyrën e Ilir Metës.
Edi Rama mund ta ketë të vështirë përballjen me kundërshtarët e tij politikë në këtë periudhë. Tensionet ne kufirin mes Kosovës dhe Serbisë kanë zhbërë imazhin e liderit europian që kryeministri shqiptar, me shumë mund e ngriti për Aleksandër Vuçiç. Po ndërkohë, sa më shumë flet për Donald Trump, aq më qesharak ngjan, pas deklaratave të forta që artikuloi gjatë fushatës presidenciale në SHBA. 
Por as njëra, as tjetra nuk duket të kenë qenë shkak për mungesën e pazakontë të seancës parlamentare.
Foltoren e kuvendit ia fali kundërshtarëve politikë të enjtën, pas një takimi të vështirë me Ilir Metën. Ky i fundit e ka kapur në befasi me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të jetë tabelë qitjeje për mosarrestimin e Klemend Balilit, që mendohet se lëviz i lirë brenda territorit shqiptar, tashmë prej muajsh. Kur zgjedhjet janë vetëm 5 muaj larg, kjo e Metës është pa asnjë dyshim një lëvizje e fortë nga ajo që mund të vërë në dyshim vetë koalicionin qeverisës. Ndaj Rama duket se nuk e ka pasur mendjen dje tek opozita e dobët që ka përballë, por tek aleati kryeneç që ka përkrah.