• |
ide | kryesore

A po e nxit Uashingtoni Metën kundër Ramës?

I pakategorizuar
sss.jpg



Ilir Meta ka vënë në punë sot aparatin e partisë së tij si dhe gazetarët e propagandës së LSI-së për të shpjeguar arsyet se përse ai i kërkoi kreut të shtetit mbeldhjen e këshillit të sigurisë kombëtare, për rastin e Klemend Balilit. Po të shikohen me vëmendje të gjitha shkrimet e atyre që mbrojnë Metën dalin dy konkluzione kryesore. I pari se kjo lëvizje atij i është kërkuar gjatë udhëtimit të fundit në SHBA. E dyta se kjo është një lëvizje për të diskredituar Edi Ramën.

Përsenë e kërkesës e shpjegoi fillimisht kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili. Ai konfirmoi përpara mediave se gjatë takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, që mbulon luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar, Ambasadorin ëilliam Broënfield, u kërkua llogari për mosndalimin e Klement Balilit.  “Ambasadori Broënfield qartësisht i kërkoi z. Meta që të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për këtë çështje” tha Vasili.

Pikërisht ky version është përpunuar edhe nga analistët pranë LSI-së. Madje ata kanë shkuar edhe më tej kur pasi e kanë marrë të mirqenë faktin se Ilir Meta ka pasur një kërkesë nga ShBA, e kanë iterpretuar atë edhe si një sulm personal që Amerika post Trump po i bën Edi Ramës.

E përditshmja “Koha Jonë” tashmë e njohur për qëndrimet e saj, në një shkrim të firmosur me pseudonimin Spiten Prulli theksonte: “Ilir Meta fill pas zbritjes nga avioni Uashington-Tiranë ka shkruar letrën drejtuar Presidentit. Pra me letrën e publikuar Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo akuzë të dalë nga “burimet eurolëshuese” të PS-së se gjoja mbrohet nga LSI. Ilir Meta ka kërkuar mbledhjen e Keshillit të Sigurisë dhe ka kërkuar arrestimin e Balilit. Por dikush po e mbron Balilin. Pse nuk e arrestojnë”?

Po në të njëjtën frymë nuk mbetet pas as Artur Zheji. Ai pretendon në faqen e tij “360 Gradë” se mekanizmi propagandistik i Ramës ka dështuar të njollosë Metën për lidhjet me Balilin dhe se i ka hapur sytë për disa të vërteta kreut të kuvendit. “Duket se Metës, kur kryeministri ishte në Singapore, ndërsa ai në ëashington, i kanë kërkuar prova konkrete, për të drejtuar fort dhe ndjeshëm, kupolën qeverisëse e cila është tashmë një kupolë e thyer gastaresh, sy më sy dhe gojë më gojë me pjesët më të errta të shoqërisë shqiptare” thotë Zheji.

Po në të njëjtën linjë, mbështetësit mediatikë të Ilir Metës, i kanë parë tentativat e eksponentëve të PS për t’iu kundërvënë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare si përpjekje “për të gjuajtur me gurë mbi dorën amerikane, e cila mbetet dora me e sigurtë në glob” (Koha Jonë). Prandaj “360 gradë arrin në përfundimin se tani qeverisë s’i mbete gjë tjetër veçse “të informojë pa dizinformuar, hapat që janë ndërmarrë dhe që do të ndërmerren për kapjen e supertrafikantit”.

Pra pyetjet që shtrohen pas këtyre interpretimeve janë:

Ai i është kërkuar kjo lëvizje Metës nga ShBA? A u nxit ai gjatë udhëtimit të tij të fundit për të goditur kryeministrin me të cilin po bashkëqeveris? Apo mos vallë, si një politikan finok Meta thjeshtë po shfrytëzon vizitën në Uashington dhe ndërrimin e pushtetit atje, për të larë llogaritë e tij personale?

Në fakt deri më tani nuk ka asnjë sinjal (përpos deklaratave të dala nga fabrika e propogandës së LSI-së) se Meta ka marë porosi nga Amerika kundër Ramës. E vetmja gjë që dimë me siguri nga rihapja e dosies Balili, është fakti se në betejën e egër mes të dyve se kush është më i inkriminuar, Ilir Meta ka hedhur një hap përpara. Ai e ka lënë topin në derën e Ramës dhe Tahirit për të parë se kush i ndihmon trafikantët. (Lapsi.al)