• |
ide | kryesore

Largohet nga diplomacia Viktoria Nuland, armikja e Metës në ShBA

I pakategorizuar
nuland-rama.jpg



Pas fitores së Donald Trump Departamenti Amerikan i Shtetit po boshatiset me shpejtësi. Të gjithë zyrtarët e emëruar politikisht po dorëzojnë dorëheqjet e tyre në kuadër të një praktike standarde amerikane. Megjithëse Rex Tillerson, i nominuari i presidentit Trump për postin e Sekretarit të Shtetit nuk e ka marrë krejtesisht miratimin e Senatit për të nisur punën zyrat e ministrisë së tij nuk janë më si më parë. Gazeta Washington Post dhe agjencia Associated Press njoftuan se dy ndihmës sekretarë shteti, ajo për Administrimin Joyce Barr dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Marrëdhëniet Konsullore Michele Bond dhanë dorëheqjen të mërkurën.

Dorëheqjen e dha edhe Victoria Nuland, ndihmës Sekretare e Shtetit për Marrëdhëniet me Evropën dhe Euroazinë, raporton VOA. Dhe pikërisht ky është lajmi që i intereson më shumë shqipëtarëve. Nuland ishte një e njohur e vjetër e vendit tonë që kishte zbarkuar shpesh në Tiranë për të ndërmjetësuar mes Bashës dhe Ramës. Por sipas koridoreve politike lokale ajo njihej gjithashtu edhe si diplomatja që i ishte vënë Ilir Metës me bukë në trastë. Nga njerëzit e kryeministrit Rama ishte hapur ngado legjenda se Nuland i kishte thënë atij se ai po qeveriste me një shtet brenda shtetit, duke iu referuar praktikave kleptokrate të LSI-së. Fakt është se gjatë vizitave të fundit në Tiranë, Nuland kishte rrefuzuar të takohej me kryeparlamentarin dhe prej kohësh ajo ishte kthyer në macen e tij të zezë.  (Lapsi.al)