• |
ide | kryesore

Ilir Meta: Amerikanët më kërkuan të angazhohem për arrestimin e Kelmend Balilit

I pakategorizuar
Meta SHBA.jpg



Kryetari i LSI tha se e kishte kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për shkak se partnerët amerikanë, gjatë vizitës së tij në SHBA i kishin kërkuar që të tërhiqte vëmendjen e institucioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, të shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Meta tha se nuk sheh ndonjë institucion tjetër ku mund ta ngrejë këtë shqetësim se përse strukturat shtetërore dështuan në arrestimin e tij.

“Gjatë vizitës në SHBA, ku u prita nga ndihmës-sekretari i Departamentit të Shtetit për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, pata një bisedë të shkëlqyer në vijim të bisedës sonë të parë, para reformës në drejtësi ku ai më kërkoi me insistim që të punoja për konsensus, përveç fjalëve të mira që kam marrë prej tij, më ka thënë se i vetmi shqetësim konkret dhe më ka kërkuar që të tërheq vëmendjen e autoriteteve për mos-arrestimin e Balilit si një shqetësim mes dy vendeve.
Nuk ka vend tjetër, përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ku mblidhen të gjitha institucionet dhe diskutojnë çështje të mprehta. Nëse dikush ankohet se nuk është çështje e mprehtë, unë mendoj se nuk e ka të drejtë, ndaj e kam kërkuar këtë mbledhje.
Donald Trump ka prioritete të qarta për forcimin e kufijve, për rritjen e shpenzimeve për NATO-n, për luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër drogës.”
/Lapsi.al