• |
ide | kryesore

“Po përgatitet grusht shteti ndaj Trump”

Arkiva, Planet
trump-40-300x203.jpg


Duket e pabesueshme, por duke parë atë që po ndodh në SHBA dhe pakënaqësinë në rritje, mund të ndodhë një grusht shteti.

Të paktën kështu parashikon regjizori i njohur amerikan Michael Moore.

Moore ishte ndër të paktët njerëz publikë që parashikoi fitoren e Trump.

Ai ka protestuar shpesh kundër Trump duke e cilësuar madje diktator.

Por sot në një gazetë njujorkeze ai ka deklaruar se “një grusht shteti po përgatitet”, raporton Independent

Regjizori nuk dha detaje lidhur me këtë gjë, por deklaratat e tij duhen marrë pak seriozisht duke qenë se shpesh i kanë dalë “profecitë”.