• |
ide | kryesore

Turqia kundër urdhërit të Trump për ndalimin e refugjatëve 

Arkiva, Planet
trump.JPG


Ankaraja reagon për herë të parë për urdhërin që ndalon hyrjen e refugjatëve në SHBA.

Zv.Kryeministri turk Kurtulmus i bëri thirrje Trump-it të rishqyrtojë vendimin, i cili, sipas Kurtulmus, është i motivuar nga islamofobia.

Kurtulmus tha se është “jashtëzakonisht fyese që një vendim i tillë është marrë në një vend si SHBA-të, që njihet si komb me fe dhe grupe të ndryshme etnike”.

Të premten, Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, i vlefshëm për 90 ditë, që u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Trump është shprehur se kjo masë do ta bëjë SHBA-në të sigurtë nga “terroristët radikalë islamikë”.