• |
ide | kryesore

Kush është realisht zonja e parë e ShBA?

Arkiva, Planet
1486039252_ivanka6.jpg


Protokolli në Shtëpinë e Bardhë është në dilemë se cila realisht është Zonja e Parë e Presidentit të 45-të Trump… Këtë status zyrtarisht e mban gruaja e Presidentit, Melania, por është vajza e tij e madhe Ivanka Trump që e zevendesonon të parën në shumë raste.

Dalja e parë për Ivanka Trump, ka qenë disa ditë më parë kur ajo ka shoqëruar të atin për të nderuar një ushtar të vdekur në Jemen.

Ivanka Trump është fotografuar ndërsa shoqëronte të atin, presidentin e 45-të amerikan, në bazën ajrore në Dover, Delaëare.

E veshur me kostum të errët dhe me flokë të lidhura prapa, Ivanka dukej më e hishme se kurrë. Kjo është një vizitë zyrtare e Trump për të William Owens, i cili vdiq gjatë një kontrolli në Jemen disa ditë më parë.

Fakti që ish-manjati ka zgjedhur vajzën e tij, dhe jo gruan e tij Melania, ta shoqërojë në një vizitë të tillë kuptimplotë, duket se Ivanka do të jetë Zonja e re e Parë amerikane kanë aluduar mediat kritike ndaj Presidentit Trump.

Por nga ana tjetër, edhe pse më pak aktive, Melania, vazhdon të mbajë zyrtarisht statusin e Zonjës së Parë amerikane, edhe pse e thjeshtë por plot sharm.