• |
ide | kryesore

Murgesha trondit Spanjën: Maria nuk ishte e virgjër, seksi është bekim!

Arkiva, Planet
nun-870x418.jpg


“Maria nuk ka qenë e virgjër”. Një deklaratë shokuese kjo e dhënë nga një murgeshë argjentinase që jeton në Spanjë.  E ftuar në programin “Chester in love”, murgesha deklaroi se Maria nuk ishte e virgjër dhe se kryente marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin.

“Unë besoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin, dhe se ishte një çift normal, dhe është normale që të kenë pasur marrëdhënie seksuale. Vështirë të besohet, e vështirë të kapërdihet (virgjëria) dhe shpesh herë kur tentohet të shpjegohet përfundon duke i bërë njerëzit për të qeshur, sepse mesazhi bëhet i pabesueshëm”, tha Lucia Caram.

Sipas saj seksi është një mënyrë për t’u shprehur, për të jetuar, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë. “Është pjesë përbërëse e të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe mua. Për Kishën seksi ishte një temë që konsiderohej i pistë dhe i fshehtë, por unë mendoj se është bekim”, tha Caram teksa theksoi se ajo ka “hequr dorë nga seksi”.

Pas kësaj deklaratë që bëri bujë në media, ka reaguar peshkopi i kishës së Motër Lucias, i cili është shprehur i keqardhur për “konfuzionin” e shkaktuar nga murgesha dhe theksoi se këto “deklarata nuk janë në përputhje me besimin e Kishës”. Ai rikonfirmoi se Maria “ka qenë e virgjër”.