• |
ide | kryesore

Deklarata të tjera për nisjen e murit ndarës SHBA-Meksikë 

Arkiva, Planet
muri.png


Duket se Donald Trump gjen mbështetjen e plotë tek ekipi i tij edhe për premtimet më polemizuese që ka bërë gjatë fushatës së tij për President. Zyrtari i lartë pranë Presidentit, Sekretari i Homeland Security, John Kelly, ka thënë sot para një paneli të Kongresit se pret që ndërtimi i murit në kufirin SHBA-Meksikë të ketë nisur brenda dy viteve të ardhshme.

Kelly shpjegoi se muri do të jetë një lloj pengese fizike, që mbase do të përfshijë rrethoja në disa pjesë.

Trump premtoi gjatë fushatës parazgjedhore se do të ndërtonte një mur përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksikën, në mënyrë që ta ndalë emigrimin e jashtëligjshëm.