• |
ide | kryesore

Sulm kamikaz në Gjykatën Supreme afgane, 19 viktima 

Arkiva, Planet
kamikazz.jpg


Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 41 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul pasi një kamikaz aktivizoi një sasi eksplozivi në parkingun e Gjykatës Supreme të Afganistanit.

Përveç të pranishmëve, shpërthimi i fuqishëm tronditi edhe personat që ndodheshin përtej parkingut, ku mes të plagosurve përfshihen fëmijë dhe gra.

Ende nuk dihet se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi, por zakonisht, shpërthime të tilla janë kryer nga Talibanët.

Mjekët janë shprehur se shumë prej të të mbijetuarve kanë marrë plagë të rënda dhe mendohet se mund të shtohen viktimat.