• |
ide | kryesore

FOTO+18/ Portierit të Romës i vjedhin llogarinë në Instagram dhe i publikojnë fotot intime

Arkiva, Sport
160207265-40ffdc45-0be9-4c6f-899e-11cfaa10c132.jpg


Bota e rrjeteve sociale nuk sjell gjithmonë lajme të mira. Hakerat nga e gjithë bota janë gjithmonë në kërkim të thyerjes së mureve të privatësisë së të tjerëve. Në fokus janë njerëzit e ekranit. I fundit që i është vjedhur llogaria është portieri i skuadrës së Romës, Wojciech Szczesny. Hakerat kanë arritur të marrin profilin e tij në Instagram dhe të postojnë foto intime të futbollistit nën pseudonimin “Amanda”. Vetë portieri e ka njoftuar në një llogari tjetër se është vjedhur. “Siç edhe mund ta keni vënë re, llogaria ime është vjedhur. Më vjen keq për fotot që janë publikuar” – shkuan ndër të tjera portieri polak./lapsi.al/