• |
ide | kryesore

Mesi bleu shtëpinë e komshiut sepse bënte zhurmë

Arkiva, Sport
messi_1486552813-8340209.jpg


Fqinji bën shumë zhurmë? Zgjidhja është “e thjeshtë”. Mjafton të blesh edhe shtëpinë e tij. Kjo është ajo që ka bërë Leo Messi në Barcelonë për të mbrojtur “privacy”-në dhe qetësinë e familjes së tij në rezidencën e Castelldefels. E ka zbuluar këtë detaj shoku i tij i skuadrës Ivan Rakitic në një intervistë për të përditshmen kroate “Novi List”.

“Unë nuk kam probleme me komshinjtë, ashtu siç kishte Messi në Castelldefels. Atij iu desh të blinte shtëpinë e komshiut, sepse ai bënte zhurmë të madhe”, tha lojtari kroat.