• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si e fyeu Vidal trajnerin e Atletico Madrid

Arkiva, Sport
vidal_1486542538-4831104.jpg


Ndeshja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit (1:1), e zhvilluar mbrëmë në kuadër të Copa del Rey, ka qenë shumë e tensionuar. Pas ndeshjes, kamerat kanë kapur mbrojtësin e Barcelonës, Aleix Vidal duke ia treguar gishtin e mesëm trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeones, shkruan Marca. Barcelona u kualifikua në finale të Copa del Rey në mes shumë polemikave. Ekipi katalunas e ka përfunduar ndeshjen me 9 lojtarë pasi Luis Suarez dhe Sergio Roberto u ndëshkuan me të kuq. /Express/