• |
ide | kryesore

Analiza/Kush po e kërkon kokën e Lu?

I pakategorizuar
Capture.PNG



U bë hera e dytë brenda pak ditëve që zëdënësi i Deparamenit Amerikan të shtetit, merr mundimin të sqarojë shqiptarët, se institucioni i tij e mbështet ambasadorin në Tiranë, Donald Lu. Megjithëse këto rreagime të Mark Toner janë interpretuar në mënyra kundërthënëse, duke diskutuar nëse ai është pjesë e administratës së vjetër të Hillari Klintonit dhe jo i asaj të re të Donald Trump, sërish fakti mbetet.

Në Uashington po ndjejnë valën e sulmeve që kanë shpërthyer në Tiranë, si kurrë ndonjëherë më parë ndaj ndonjë kryedipomati të ShBA.

Dhe duket se vala e sulmeve i ka kaluar edhe kufijtë e vendeve ballkanike. Në një shkrim dje në prestigjozen “The Huffington Post”, Luke Coffey, drejtori i Qendrës për Politikë të Jashtme në Fondacionin “Heritage”, duke I’u referuar rastit shqiptar, bënte thirrje që diplomacia amerikane duhet të tregohet e kujdessshme për ëmerimt e ambasadorëve të saj në vendet e Ballkanit.

Atëhere çfarë po ndodh? Pse ky sulm i brendëshëm dhe i jashtëm ndaj Donald Lu?

Në fakt edhe më parë ambasadori i fundit amerikan nuk i ka shpëtuar kritikave. Vetë Ilir Meta e shigjetoi publikisht atë për kërcënimet që I’u bënë dputetëve gjtë miratimit të reformës në drejtësi.

Sali Berisha në emisionin “Studio e hapur”, e quajti atë një “guvernator që mbështet politikat e qeverisë” ndërsa Lulzim Basha e injoroi para gazetarëve duke thënë: “nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar”

Po atëhere çfarë ka ndodhur? Pse rreagimet e tanishme po ngjallin më shumë kundërreagime nga Uashingtoni.

Përgjigjja është e thjeshtë. Sepse këtë radhë kemi të bëjmë me një sulm të kordinuar të PD, LSI dhe mediave të tyre për ta zbuar Donald Lu nga Tirana.

Dy duket se janë strategjithë. Së pari që me anë të firmave lobuese Lu të goditet në Uashington, sin j njeri i përzgjedhur nga rrjeti i Sorosit, për ta bërë rformën në drejtësi në favor të Edi Ramës. Ndësa version i dytë, nëse i pari nuk funksionon, është që ti serviren diplomacisë së re amerikane post Trump, fakte, reagime drejtuesish institucionesh dhe mediave lokale se  Donald Lu e ka humbur besimin e publikut shqiptar.

Kështu shpjegohet sulmi i paprecedent që atij i bëri kryeprokurori Llalla ku u përfshinë nga akuzat për lobim personal e deri tek ato politike. Kështu shpjegohet edhe deklarata e Metës se njerit e drejtësisë nuk mund të digjen nga zyra konsullore e asnjë ambasade. Po në këtë linjë ishte edhe fakti se organi zyrtar i PD, Rilindja Demokratike e vuri në vend të editorialit shkrimin e Huffington Postit të së mërkurës me titullin: “Pse Departamenti i Shtetit duhet të ndërhyjë në Shqipëri”?

Pra është e qartë se Donald Lu është vënë në syrin e ciklonit. E vetmja gjë që mbetet të shikohet është nëse ai do të bëhet pre e ndryshimit të madh që ndodhi përtej Altantikut, siç shpresojnë kundërshtarët e Ramës në Tiranë, apo në Amerikën e Trump, problemet janë aq të mëdha, sa shqyrtimit të dosijes së tij, nuk do ti vijë radha kurrë. (Lapsi.al)