• |
ide | kryesore

Deklarata bombë e kongresmenit amerikan: Maqedonia duhet të ndahet

I pakategorizuar
IMG_0017.PNG



Maqedonia ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave të një kongresmeni të rëndësishëm amerikan që tha se “Maqedonia nuk është shtet”.

Dana Rohrabacher, që drejton Nënkomitetin e Punëve të Jashtme për Europën dhe Azinë sugjerou se vendi duhet të ndahet mes shteteve fqinje. 

70-vjeçari thotë se “kjo ndarje” në Maqedoni do të thotë se “ata nuk do të jenë në gjendje te jetojnë së bashku në të ardhmen”. 

The 70-year-old said that “division” in Macedonia meant “they will never be able to live together in future”.

“Kosovarët dhe shqiptarët nga Maqedonia duhet të bashkohen me Kosovën dhe pjesa tjetër e Maqedonisë duhet t’i bashkohet Bullgarisë apo ndonjë vendi tjetë me të cilin ata besojnë se kanë lidhje”, deklaroi ai për Vizion Plus. 

“Ideja për ta mbajtur Maqedoninë gjallë sepse dikush 30 vjet më parë vendosi këtë lloj konfiguracioni nga shpërbërja e Jugosllavisë nuk të çon në ndonjë përfundim se ajo qëndron akoma”. 

Një vend pa dalje në det në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia është një nga vendet ish-jugosllave nga ku shpalli pavarësinë në vitin 1991. 

Ajo u bë antare e OKB në 1993. 

Deklaratat e kongresmenit Rohrabacher vijnë pas atyre të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në 2015, i cili tha se “ekzistojnë ide” për t’ia dhënë Maqedoninë “Shqipërisë dhe një pjesë Bullgarisë”. 

I pyetur nëse Donald Trump do ta mbështesë këtë ide, kongresmeni Rohrabacher tha se ai “ka influencë” te politikbërësit amerikanë dhe se komiteti i tij do të bëjë dëgjesa mbi çështjen në muajt në vazhdim.

Deklaratat e tij provokuan reagime të ashpra nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë e cila e akuzoi se po “ndez retorikën nacionaliste”. /Lapsi.al