• |
ide | kryesore

Forcat ajërore amerikane vrasin 11 operativë të Al-Kaidas. Mes tyre edhe një njeri i afërt me Bin Laden

Arkiva, Planet
Abu-Hani-al-Masri-293x300.jpg


Sipas Pentagonit, 2 sulme ajërore në Siri kanë vrarë 11 operativë të Al-Kaidas, përfshirë edhe një person shumë të afërt me Bin Laden dhe të tjerë krerë të Al-Kaidas.

Kapiteni i marinës Jeff Davis, tha se një goditje e vetme në 3 shkurt vrau 10 operativë në një ndërtesë të përdorur nga Al-Kaida si vendtakim.  

Goditja e dytë u zhvillua një ditë më pas, shprehet Davis,dhe  vrau Abu Hani al-Masri, i identifikuar nga Pentagoni si një përson, i cili drejtoi krijimin dhe  operimin e kampeve të trajnimit të Al-Kaidës në vitet ‘80-’90.

Davis u shpreh se al-Masri kishte lidhje me Bin Laden dhe Ayman al-Zaëahiri, i cili u bë lideri iI Al-Kaidës pas vrasjes së Bin Ladenit nga forcat amerikane në 2011.