• |
ide | kryesore

Policia në grevë në shtetin Brazilian, 100 të vrarë për 6 ditë 

Arkiva, Planet
brazil.jpg


Kanë mjaftuar vetëm 6 ditë që policia të hynte ne grevë në shtetin Brazilian Espirito Santo, për të shkaktuar një anarshi totale ku vrasjet kanë marrë përmasa të frikshme. 

Më shumë se 100 persona janë vrarë dhe raportohen raste përdhunimesh e rrëmbimesh. 

Situata kaotike ka alarmuar zyrtarët e lartë shtetërorë të cilët bëjnë thirrje për qindra ushtarë federalë për të ndihmuar në vendosjen e rendit në zonën e kryeqytetit Vitora. 

Si pasojë e kësaj greve shkollat dhe bizneset janë mbyllur, ndërsa transporti publik është bllokuar.