• |
ide | kryesore

Portret/ Socialisti që i vuri flakën Rumanisë

Arkiva, Planet
dragnea.jpg


Pse u mblodhën 500 mijë protestues në sheshe kundër Liviu Dragnea. Përplasja antikorupsion dhe teoritë konspirative

 

“Faji është i Brukselit”. “Prapa korrupsionit fshihet spekullanti miliarder Xhorxh Soros”. « Në kulisa po luajnë lobet europiane”. Teoritë konspirative nuk mungojnë as nga kreu i së majtës rumune, Liviu Dragnea, i cili është vënë në shënjestrën e protestave masive, « më të mëdhatë që kanë prekur vendin që pas rënies së regjimit diktatorial të Çausheskut » shkruan Le Monde në një shkrim që e ka lexuar Lapsi.al.

Dragnea, aktualisht kryetar i parlamentit Rumun, po ecën në gjurmët e liderve populistë në Hungari, Poloni, Maqedoni she Shqipëri, të cilët në vend që të shohin problemet e tyre, i shpjegojnë ngjarjet me teori paranojake.

Kur partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme të një viti më parë, megjithëse ishte lideri i padiskutueshëm i social demokratëve rumunë, Liviu Dragnea, nuk morri dot vendit e kryeministrit. Një ligj që i ndalonte politikanëve të dënuar penalisht hyrjen në qeveri, u bë pengesë për ëndrën e tij. Dhe kështu politikani që qe dënuar për manipulimin e zgjedhjeve në qytetin Aleksandria me 45 mijë banorë, u detyrua të bëjë shef të qeverisë besnikun e tij Sorin Grindeanu, shkruan Le Monde në një shkrim që e ka lexuar Lapsi.al.

Mirëpo edhe pasi zgjodhi për vete vendin e shefit të parlamentit, Liviu Dragneas nuk iu ndanë telashet. Një tjetër hetim nisi për të në 31 dhjetor, me akuzën e punësimit fiktiv. Ai kishte paguar dy sekretare të partisë së tij me fonde publike, duke i punësuar ato fiktivisht në administratën lokale.

Dëmi për të cilin ai akuzohej ishte 24 mijë euro.

Por po të njëjtën ditë (31 janar) kur prokuroria nisi çështjen kundër Dragneas, miku i tij kryeministër nxorri një dekret që “amnistonte” të gjithë politikanët që kishin problem me drejtësinë dhe akuzoheshin për abuzime deri në 44 mijë euro.

Kjo ishte shkëndija që i vuri benzinë zjarrit dhe zbriti në sheshe 500 mijë rumunë, të cilët protestojnë prej një jave kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmirisë së politikanëve.

Megjithëse qeveria e Sorin Grindeanu e tërhoqi dekretin protestat tashmë të ndezura nuk pushuan. Protestuesit i akuzojnë njerëzit me pushtet si Liviu Dragnea, për vilat e tyre përrallore me pishina, për abuzimet me fondet shtetërore dhe për korrupsionin galopant.

Përballë tyre shefi i PSD-së rumune ka zgjedhur të bërtasë për teori komploti dhe skenare nga jashtë.

Dragnera zuri në krye të partisë së tij vendin e ish kryeministrit Victor Ponta (2012-2015) i cili pas tre vitesh pushtet u akuzua gjithashtu për korrupsion. (Lapsi.al)