• |
ide | kryesore

Manaj rikthehet në Inter

Arkiva, Sport
mana_1486726360-1276956.jpg


Agjenti i Rei Manajt, Alberto Fontana, ka dhënë një intervistë për “FcInterNews.it”, ku ka folur në lidhje me transferimin e sulmuesit shqiptar nga Pescara te Piza.

Fontana po ashtu ka treguar se në fund të këtij edicioni Manaj do të kthehet në Inter, pastaj do të vendosin për të ardhmen e lojtarit, shkruan Panorama Sport.

“Zgjedhja për t’u larguar nga Pescara, ku gjithsesi ai u paraqit mirë me 13 ndeshje dhe 2 gola në pjesën e parë të sezonit, u ndikua nga fakti se klubi kishte nevojë për më shumë eksperiencë dhe peshë në repartin e avancuar për pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se blerja e Gilardinos duhet parë në këtë aspekt. Si rrjedhojë, me marrëveshje të ndërsjellë me Pescarën dhe Interin, pamë rreth e rrotull dhe zgjodhëm Pizan”, tha Fontana.

“Në fund të sezonit me 99% lojtari do të kthehet te Interi e më pas të shohim se çfarë do të bëjmë”, shtoi agjenti i Manajt.