• |
ide | kryesore

Shqipëria, Kroacia dhe Mali i zi kërkojnë takim me Sekretarin amerikan të Shtetit

I pakategorizuar
Coll-Rex-Tillerson-State-Dept-1200.jpg



Të tre ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi janë mbledhur në një takim trelateral në Kroaci, ku njëzëri kanë kërkuar një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tilerson. Mësohet se qëllimi i kësaj kërkese janë sfidat e sigurisë, marrëdhënia me Rusinë, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO si dhe situata në rajon. Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë shtuar zërat se SHBA po tërhiqet nga influenca në Ballkan, duke i “hapur krahun” Rusisë. Megjithatë është ende herët për të kuptuar qartë qëndrimin e administratës Trump ndaj Ballkanit.

/LAPSI.AL/