• |
ide | kryesore

Trump pro “Kinës së vetme”, telefonatë “qetësuese” me homologun kinez 

Arkiva, Planet
turmp kinezi.jpg


Donald Trump ka zhvilluar sot një telefonatë zyrtare me homologun e tij kinez Xi Jinping. Gjatë kohës së tranzicionit të pushtetit Presidenti Trump kishte trazuar jo pak balancat amerikano-kineze pasi zhvilloi një telefonatë me presidenten e Taivanit. Për pasojë Pekini reagoi menjëherë duke nisur një ankesë zyrtare në Uashington, pasi Shtetet e Bashkuara kishin qenë për një kohë të gjatë mbështetëse të të ashtëquajturës “Një Kinë të vetme”, dhe nëse Trump do të mbështeste këtë shkëputje të Taivanit, kjo telefonatë sipas tyre mund të ishte faktor destabilizues në kontinentin aziatik.

Por duket se pas telefonatës së sotme tensionet diplomatike mes dy superfuqive kanë rënë, madje dy liderët kanë ftuar njëri tjetrin për vizitë. Sipas Shtëpisë së Bardhë përfundimisht qëndrimi i Uashingtonit do të jetë paralel me atë të Pekinit zyrtar, që e njeh Taivanin si pjesë të superfuqisë kineze.