• |
ide | kryesore

Zbulohet vendi ku i fshihet Indrit Fortuzi borxhlijve me 2 milion euro

Arkiva, Sport
fortuzi-me-gruan-433x300-400x277.png


Zbulohen vendi ekzotik ku ‘fshihet’ Indrit Fortuzi, pas largimit në nëntor të vitit 2015, nga Shqipëria, për të humbur gjurmët pas milionave që kishte borxh dhe probleme me bixhozin.

Fortuzi u largua duke lënë pas 2 milionë euro borxhe dhe shumë probleme me bixhozin. Bashkë me të u largua edhe bashkëshortja e ish sulmuesit të Tiranës Junida.

Bashkëshortja e Indrit Fortuzit, e mbylli  nw nwtor 2015 aktivitetin e saj që ndodhej në hollin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës pasi u mori paratw disa klientwve.

Policia dyshonte se Junida Fortuzi i pati mashtruar qëllimisht qytetarët për të mbledhur para dhe për tu larguar nga vendi. Disa portale e kanë shpjeguar këtë akt me faktin se bashkëshorti i saj ish futbollist i shquar dhe ish kreu i një minibashkie në Tiranë, kishte akumuluar shumë borxhe. Sipas po të njëjtave burime borxhet vinin nga sëmundja e shfrenuar e bixhozit nga e cila ish futbollisti nuk çlirohej dot.

Prej atij momenti askush nuk ka dëgjuar më për të edhe pse borxhlinjtë janë interesuar për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Fortuzi mësohet se para largimit kishte luajtur shumë të mëdha parash në disa pika kryesore llotosh në kryeqytet. I zhytyr në borxhe, ish-­sulmuesi që kishte zgjedhur të merrej me politikë vendosi të largohej pa shlyer askënd.

Afro një vit e gjysëm më pas, të afërm të tij për newsport.al tregojnë se ai së bashku me bashkëshorten kanë nisur një jetë të re në Amerikën Latine pa dashur të zbulojnë saktësisht vendin “ekzotik” ku ndodhen.

Pas largimit të Fortuzit nga Shqipëria nisi një hetim për ngjarjen i cili mbetet ende i hapur edhe pse asgjë veç listës së borxheve nuk është zbuluar për ish­sulmuesin e Tiranë. (Lapsi.al)