• |
ide | kryesore

Spartak Ngjela shpjegon pse Meta e shtyu Adriatik Llallën kundër Donald Lu-së!

I pakategorizuar
llalla-lu.jpg



Spartak Ngjela mbetet një nga më optimistët se reforma në drejtësi do të vendosë vërtetë drejtësi. Sipas tij, SHBA dhe Bashkimi Europian janë investuar si rrallëherë për ndëshkimin e një pjese të politikës, që sipas Ngjelës po i kundërvihet për këtë arsye ambasadorit amerikan. Edhe sulmi i Adriatik Llallës kundër Donald Lu-së u orkestrua nga aleanca Meta-Berisha, shkruan Ngjela, që sheh madje ngjashmëri me politikën serbe në këtë mes.

“Dhe ja ngjashmëria e argumentit të pritshmërisë midis metaberishës dhe politikës serbe në lidhje me politikën e presidentit të ri amerikan: serbët deklaruan me nxitim se Trump do ta lërë Kosovën sërish nën Serbinë, kurse politika e metaberishës tha nëpër portalet e veta në fillim, dhe, drejtpërdrejt nga vetë Meta më pas, se ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kishte bërë presion antidemokratik kundrejt parlamentarëve në votimin e Reformës në Drejtësi, dhe kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm për çeshtje të veçanta penale. Madje Meta shtyu dhe vetë Prokurorin e Përgjithshëm që ta artikulonte këtë me një gjuhë popullore” shkruan Ngjela në një status në Facebook.