• |
ide | kryesore

Emrat/ Gjyqtarët që dhanë pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”

I pakategorizuar


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shpalli sot të pafajshëm dy vëllezërit Orik dhe Leart Shyti, të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”.

17 krimet për të cilat akuzohen anëtarët e bandës janë ngjarje të rënda, që kanë tronditur të gjithë vendin. Por pas 18 vitesh përballje me drejtësinë, sot ata janë shpallur të pafajshëm. Lapsi.al sjell emrat e gjyqtarëve që dhanë këtë vendim. Ata janë Alaudin Malaj, Sotiraq Lubonja, Artur Kalaja, Stavri Kallço dhe Etleva Theme.

Pas vendimit të sotëm të gjykatës pati reagime të ashpra nga ish-kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, të cilët thanë se shpallja si të pafajshëm e vëllezërve Leart dhe Orik Shyti është bërë me urdhër të Edi Ramës.

/LAPSI.AL/