• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lotët e trajnerit të Peskarës prekin të gjithë Italinë

Arkiva, Sport
C4ewWmWWAAARS4W-696x522.jpg


Futbolli është sport që të ofron gëzim por edhe hidhërim dhe dëshpërim kur je humbës dhe këtë e tregoi ndeshja mes Pescara dhe Torino në Serie A, ku ekipi i Pescara u mund me rezultatin e thellë 5 me 3. Në momentin që vendasit ishin duke fituar pesë gola në epërsi, trajneri i Pescara Massimo Oddo nuk i mbajti lotët. E gjitha kjo pasi 5 gola në disavantazh dhe situata jo e mirë në klub bën që ai të mos e duronte këtë situatë dhe të shpërthente në lot. Pescara është në vendin e fundit me nëntë pikë dhe tashmë është e sigurt që në sezonin e ri ata do jenë në Serie B. Por meriton respekt Massimo Oddo që beson ende tek vlerat e futbollit, por ai ndonjehere është i pameshirshëm. Ashtu si me Massimo Oddon, ku Pescara e tij bën futboll të bukur por nuk fiton kurrë! Sytë e tij tregojnë vuajtjen që po përjeton.