• |
ide | kryesore

VIDEO/ Trajneri i Romës kërkon tifozin që e shau: “Qeros!”

Arkiva, Sport
193229046-15401bc1-7678-46c7-b39c-2bd94f15cf3d.jpg



Një episod i veçantë ndodhi në ndeshjen Crotone-Roma. Rreth minutës së 20-të të pjesës së dytë trajneri Spalletti u kthye me kurriz nga fusha duke parë me vëmendje tribunën e tifozëve. Trajneri mbajti të fiksuar një tifoz që e fyente vazhdimisht ndërsa ai nuk reagonte. Rezultati në atë moment ishte 1-0 për Romën, shkruan lapsi.al. Tifozët e fyen vazhdimisht trajnerin në kore si “Spalleti ik pi*dhu!” apo dhe “Spalleti shko pri flokët”. Por njëri prej tifozëve e ofendonte vazhdimisht trajnerin. Në një intervistë për Sky Sport, Spalleti tha se dëgjonte vazhdimisht fyerje pas krahëve. “U ktheva për ta parë në fytyrë atë që po ofendonte. U ktheva ta shihja si për ti thënë “ja ku më ke. Me shaj përballë” – tha trajneri.