• |
ide | kryesore

Artur Kalaja, gjyqtari që doli kundër pafajësisë për “Hakmarrjen”

I pakategorizuar
artan kalaja.jpg


Trupa gjyqësore prej 5 anëtarësh të Apelit të Krimeve të Rënda që dha pafajësinë për organizatën terroriste “Hakmarrja për drejtësi”, nuk ka qenë në një mendje.

Burime nga gjykata, i thanë syri.net se 4 gjyqtarë kanë qenë pro pafajësisë për anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, dhe njëri prej tyre ishte kundër. Artur Kalaja, është gjyqtari i cili ka kundërshtuar dhënien e pafajësisë.

Duke qenë se rezultati ishte 4 me 1, pavarësisht këmbënguljes që ata të mos faleshin, trupa gjyqësore e drejtuar nga Alaudin Malaj ka vendosur që të shpallë të pafajshëm anëtarët e “Hakmarrjes…”.

Gjyqtarët që kanë qenë pro pafajësisë së “Hakmarrjes për drejtësi” janë: Alaudin Malaj, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo. Për të gjithë këta ka nisur një hetim nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.