• |
ide | kryesore

CNN: Këshilltarë të tjerë të Trump të lidhur me Rusinë

Arkiva, Planet
cnn trump.jpg


Përveç Michael Flynn edhe këshilltarë të tjerë të lartë të presidentit Donald Trump kanë qenë në kontakte të vazhdueshmë gjatë fushatës zgjedhore me individë rusë të njohur nga shpërbimet sekrete amerikane.  
Gjiganti mediatik CNN mbështet të njëjtën teori ashtu sikurse “New York Times”, sipas së cilës ndihmës të miliarderit republikan gjatë fushatës janë takuar me njerëz të Putinit, përfshirë këtu edhe pjesëtarë të inteligjencës ruse.

Përveç Flynnit, një prej këshilltarëve të tjerë të lartë të Trumpit, që besohet të ketë komunikuar rregullisht me rusët, është edhe ish-drejtuesi i fushatës zgjedhore, Paul Manafort.
Çështja e Michael Flynnit ka shkaktuar polemika në Uashigtonin, megjithatë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti e shkarkoi këshilltarin e Sigurisë Kombëtare sepse kishte humbur besimin tek ai, e jo prej ndonjë shqetësimi ligjor.

Sipas Sean Spicer, “shembja e këtij besimi” lidhur me telefonatat e Flynnit me ambasadorin rus në SHBA, “arriti një masë kritike dhe një situatë që nuk mund të vazhdonte më”. Shkarkimi, mesa duket erdhi më tepër nga ideja se ai nuk i kishte treguar të vërtetën zv.Presidentit Mike Pence dhe zyrtarëve të tjerë, sesa nga përmbajtja e bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesin e lartë të Moskës.